Nesër nis dëshminë një britanik në Gjykatën Speciale
Foto: Laura Hasani

Nesër nis dëshminë një britanik në Gjykatën Speciale

Aktuale September 21, 2025 - 23:44

Në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nesër, më 22 shator, pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi këtë herë e ka thirrur një britanik që të dëshmojë, bëri të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila përcolli nga afër dëshminë e James Rubin dhe Paul Williams, raporton Klankosova.tv.

Seanca në gjykatoren e Gjykatës Speciale nis nga ora 09:00. Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.