Osmani thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës Arabe, në takimin me sekretarin e kësaj organizate
Foto:ZPRK

Osmani thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Ligës Arabe, në takimin me sekretarin e kësaj organizate

Aktuale September 21, 2025 - 19:35

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Osmani informon se në takim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe.

Gjithashtu edhe “nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, shkruan Osmani, krahas pamjeve të publikuara.

Postimi i plotë: