
Çitaku thumbon Kurtin për raportet me Amerikën: Thaçi nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se për raportet me Amerikën më shumë ka bërë Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut.
“Çka nuk është normale është, kaosi kriza izolimi në të cilën e ka futur Kosovën kjo kastë politike. E paimagjinueshme që 26 vite pas luftës, Kosova të jetë e ndëshkuar dhe e penalizuar nga aleatët e saj e tërë kjo për shkak të qasjes të papërgjegjshme e aventureske të Albin Kurtit. Nuk ka ndërhyrë Amerika në Kosovë për të na bërë vend të dështuar e të izoluar. Imagjinojneni Hashim Thaci nga malet e Pashtrikut ka lidhur aleancë me NATO-n e tani e edhe tani nga burgu i Hagës e solli Amerikën në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së. Çka bëri Albin Kurti? Albin Kurti e ka gjetur në tavolinë nga komoditeti i zyrës së kryeministrit, suksesshëm ka arritur të rrënojë aleanca të shumta të cilat janë ndërtuar me shumë gjak, mund, sakrificë por edhe mençuri”, është deklaruar Çitaku./EO