Eksperti amerikan: Pezullimi i dialogut strategjik, përplasja më e fortë në marrëdhëniet Kosovë – SHBA që nga pavarësia
Foto: Laura Hasani

Eksperti amerikan: Pezullimi i dialogut strategjik, përplasja më e fortë në marrëdhëniet Kosovë – SHBA që nga pavarësia

Aktuale September 20, 2025 - 09:08

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Alon Ben-Meir, e ka cilësuar pezullimin e dialogut strategjik SHBA-Kosovë, si përplasjen më të madhe që ka ndodhur në mardhëniet mes dy vendeve, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Këto komente Ben-Meir i ka bërë në një opinion të tij, të cilin e ka dërguar për publikim në gazetën Zëri.

“Pezullimi i dialogut SHBA-Kosovë shënon përplasjen më të fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 deri te roli vendimtar i Uashingtonit në njohjen e pavarësisë, fati i Kosovës ka qenë gjithmonë i varur nga mbështetja e SHBA-së, ndërsa diplomacia amerikane e ka mbrojtur Prishtinën nga bllokimet e Serbisë dhe vetot e Rusisë në OKB. Tani që ky mburojë është thyer, rreziqet për Kosovën janë të mëdha”

“Tensionet mes dy vendeve kanë qenë të pranishme prej disa vitesh, për shkak të rezistencës së vazhdueshme të Kurtit ndaj rekomandimeve të politikave të SHBA-së dhe BE-së, të cilat mund ta kishin afruar Kosovën me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke sjellë ndërkohë përparim të ndjeshëm socio-ekonomik brenda vendit. Tani Kurti përballet me një betejë të vështirë. Asnjë nga partitë e mëdha opozitare nuk është e gatshme të bashkohet me të në formimin e një qeverie, popullariteti i tij publik po bie, dhe SHBA-ja e BE-ja—mbështetësit e pazëvendësueshëm të Kosovës—e refuzojnë politikën e tij të brendshme dhe të jashtme, si dhe orientimin e tij të fortë nacionalist’, shkruan Ben-Meir. /Zëri