
Krasniqi: Pezullimi nga SHBA-ja pasojë e shumë veprimeve, jo vetëm një çështjeje
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë më të dobëtat ndonjëherë që kanë qenë në tërë historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në tërë historinë e këtyre raporteve, jo vetëm pas pavarësisë, por bile edhe para luftës dhe gjatë luftës. Ky është një degradim i skajshëm i raporteve tona”, ka thënë Krasniqi në Dukagjin.
Arsyet e këtyre raporteve, Krasniqi ka thënë se dihen edhe publikisht.
“Konkretisht, siç thotë edhe deklarata zyrtare, për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe për shkak të qasjes së qeverisë. Normalisht që nuk ndërlidhet vetëm me një çështje, por ndërlidhet me një sërë veprimesh që z. Kurti i ka bërë apo për shkak të veprimeve që nuk i ka bërë gjatë mandatit të tij”, ka thënë Krasniqi.