Betohen 19 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitare – Gjenerata 2029

Betohen 19 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitare – Gjenerata 2029

Aktuale September 19, 2025 - 13:05

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të 19 kadetëve të rinj të Gjeneratës 2029.

Gjenerata 2029 ka fituar me meritë vendin e saj në Akademinë Ushtarake, pasi ka përballuar me sukses sfidat e “Javës 0” dhe “Muajit të rekrutit”.

“Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut. Sot, me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre të ri për t’u bërë udhëheqësit e së nesërmes”, njofton FSK-ja. /Zëri