Hargreavesi nga kampi “Bondsteel” thekson mbështetjen e Britanisë për Kosovën

Hargreavesi nga kampi “Bondsteel” thekson mbështetjen e Britanisë për Kosovën

Aktuale September 19, 2025 - 11:33

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës skoceze të dislokuar në kampin “Bondsteel”, kontingjent ky që është vendosur në Kosovë një muaj më parë si pjesë e angazhimeve të NATO-s.

Ky dislokim, sipas ambasadorit Hargreaves, është tregues i qartë se Britania është e përkushtuar për sigurinë e Kosovës, por dhe më gjerë.

“Kam pasur kënaqësinë të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Gardës skoceze në kampin ‘Bondsteel’ këtë javë. Ata janë atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it. Ky dislokim tregon aftësinë e Ushtrisë britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Hargreavesi në Facebook.