Ndahen mbi dy milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore
Foto: Laura Hasani

Ndahen mbi dy milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Aktuale September 19, 2025 - 10:42

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026, njoftoi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kërkesa për këtë transferim ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transferim të brendshëm në vlerë prej dy milionë e 41 mijë eurove, që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, tha ai.