
Ish-pjesëtar i UÇK-së Gani Koci ka nevojë për ndihmën tuaj, vajza e tij publikon thirrjen
Gani Koci, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe ish-deputet nga PDK, para një viti është diagnostikuar me kancer në mëlçi.
Familjarët e Kocit po kërkojnë ndihmë financiare për trajtimin e tij, ani pse vajza e Kocit thotë se veterani “do të bëhet nervoz”, pas kësaj thirrje.
“Babi e di qe ke me u bo nervoz se mu ke lute mos me e bo kete, ama te du ma shume se nervoza e inatin qe ke me e pas!”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Aspak te lehte se kom pas kur kom fillu me ju kerku familjareve, shokeve, e te pa johurve pare para nji viti.
Kom ardhe edhe ne Amerike qe naturisht edhe per karrieren teme, mirepo ma se shunti qe me ja heq barren e trajtimit babes tem qe aq shume dha per mu, motrat, vllaun e krejt familjen!
Tash mo ndoshta edhe jemi bo bajat, ama e du babin ma shume se jeten, e me duhet ai me jetu!
Sic e dini terapine e sigurojme ne, jo shteti, mu dasht pa qare me i hy edhe ksaj pune, por e thash s'pata qare!
Babi e di qe ke me u bo nervoz se mu ke lute mos me e bo kete, ama te du ma shume se nervoza e inatin qe ke me e pas!