Rama në Shkabaj: Tash po ndërtojmë shkolla e çerdhe, kjo është Prishtina përtej
Foto: Laura Hasani

Rama në Shkabaj: Tash po ndërtojmë shkolla e çerdhe, kjo është Prishtina përtej

Aktuale September 18, 2025 - 21:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Shkabaj.

Rama ka prezantuar projektet e realizuara, që përfshijnë rrugë, kanalizime e zhvillim të transportit urban.

"Jemi këtu në fshatin Shkabaj. Po e përshëndesim gjithë kryeqytetin nga fshati Shkabaj.E dini që kemi çu përpara projekte të ndryshme të rrugëve, kanalizimeve, projekte të biletës së integruar, projekte të transportit urban, për të mirën e gjithë qytetarëve", tha Rama në një video në rrjetin social Facebook.

Ai theksoi se tash po ndërtojnë shkolla e çerdhe, përderisa u zotua se do t'i adresojë kërkesat e banorëve.

"Tash po ndërtojmë edhe shkolla të reja, çerdhe, e funksione të ndryshme për të mirën e qytetit tonë. Nga afër i dëgjuam edhe kërkesat e qytetarëve këtu, gjithsesi se do të punojmë me i realizu. Kjo është Prishtina përtej, ku puna nuk ndalet. 113 më 12 tetor, fitore pa balotazh", tha Rama.