
BE-ja rithekson mbështetjen për punën e PZAP-it
Aktuale
September 18, 2025 - 17:44
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua të enjten me gjyqtarin Zenel Leku, kryetar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve (PZAP).
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata biseduan për punën e PZAP-it dhe mbështetjen e BE-së ndaj këtij institucioni vendor.
“Ai ritheksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e vazhdueshme dhe transparente të Panelit në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve, pavarësisht presioneve politike”.
“Ambasadori theksoi se kjo është jetike për demokracinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane”, thuhet në njoftim.