
Trumpi sërish ngatërron Armeninë me Shqipërinë, teksa merr meritat për përfundimin e konfliktit
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një fjalimi ku renditi ato që i quajti “suksese” të tij në përfundimin e luftërave në botë, sërish ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.
Duke folur për konfliktin e gjatë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi territorin e Nagorno-Karabakut, Trump tha se kishte sjellë paqe duke ftuar liderët e të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë dhe duke i bërë të nënshkruajnë një marrëveshje angazhimi.
Megjithatë, gjatë deklaratës së tij ai e quajti Armeninë “Shqipëri” dhe Azerbajxhanin “Aberbaixhan”, raporton news.sky.
Kjo është hera e tretë në javët e fundit që Trump ngatërron emrin e një shteti gjatë fjalimeve të tij publike.
Armenia dhe Azerbajxhani ishin të përfshira në konflikt për Nagorno-Karabakun për gati katër dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pjesë e të cilit ishin të dy.
Në vitin 2020, pas dekadash përleshjesh të ndërprera, Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak që u shndërrua në Luftën e Dytë të Karabakut.
Dhe përfundimisht në vitin 2023, Azerbajxhani rimori kontrollin e plotë të territorit, duke shkaktuar largimin masiv të armenëve nga rajoni