
Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së, flasin për bllokadën institucionale në Kosovë
Aktuale
September 18, 2025 - 14:22
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Thoms Buschin, këshilltar kryesor politik i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bllokadën institucionale dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon, raporton Zeri.info.
“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euroatlantik. Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik”, u shpreh i pari i AAK-së. /Zëri