Rama: Shqipëria 2030 në BE, kryefjala e këtij mandati

Rama: Shqipëria 2030 në BE, kryefjala e këtij mandati

Aktuale September 18, 2025 - 12:29

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se “ky mandat i ri është provimi ynë i madh i shtetit”.

Kreu i Qeverisë theksoi se “kohëzgjatja e këtij provimi përkon me kohëzgjatjen e planit ambicioz kombëtar për të ulur Shqipërinë në tryezën e familjes së bashkuar evropiane”.

“Programi ynë i ri qeverisës është fletorja e zgjidhjeve të provimit, por suksesi i këtij provimi historik do të varet i gjithi nga aftësitë e secilit dhe secilës dhe këmbëngulja jonë e përbashkët për t’i kaluar zgjidhjet nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati”.

“Shqipëria Evropiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do të ndërmarrim”, tha Rama. /atsh