Rama prezanton Diellën përmes një videoje, tani edhe me llogari në rrjete sociale

Rama prezanton Diellën përmes një videoje, tani edhe me llogari në rrjete sociale

Aktuale September 18, 2025 - 08:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ka kthyer në vëmendje ministren nga inteligjenca artificiale “Diella”.

Rama në një postim në Facebook shkruan se Diella tani më ka edhe faqen e saj në këtë rrjet social.

“Mirëmëngjesi dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditë më parë, nga Partia Demokratike kanë thënë se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Diella.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke e cilësuar dekretin e tij si “të paprecedentë”.