Maqedonci e Laksoneni diskutojnë integrimin euroatlantik të Kosovës
Foto: Facebook

Maqedonci e Laksoneni diskutojnë integrimin euroatlantik të Kosovës

Aktuale September 17, 2025 - 15:50

Minsitri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Maqedonci dhe ambasadorja Laksonen kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës e Finlandës, që, sipas tij, në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të vendit dhe gjithë rajonit.

“Finlanda, si shteti me sistemin më të mirë të arsimit, dhe si vendi me një ndër ushtritë më të përgatitura, për Republikën e Kosovës përbën partner të rëndësishëm për bashkëpunim, andaj u dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, ka shkruar Maqedonci.