
Williamsi thotë se Thaçi asnjëherë nuk e kërcënoi Surroin
Juristi Paul Williams është duke vazhduar dëshminë e tij në Hagë, raporton Zeri.info.
Ai është duke u marrë në pyetje nga avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq.
Mishetiqi e pyeti Williamsin në lidhje me kërcënimet që Veton Surroi mund t’i ketë pasur nga Thaçi.
Më poshtë ju sjellim pjesë nga kjo intervistë:
Mishetiq: E keni përmendur shumë herë Veton Surroin, a mund të na thoni sa mirë e njihnit Veton Surroin në shkurt 1999?
Williams: E njihja Veton Surroin goxha mirë në shkurt të ‘99-ës. Dhe që prej asaj kohe e në vazhdim unë kam pasur një marrëdhënie shumë të fortë profesionale dhe personale me të, sa për t’ia bërë të qartë marrëdhënien time me të.
Mishetiq: Në shkurt të ’99-s, a ju ka thënë ndonjëherë zotëri Surroi se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi?
Williams: Asnjëherë. Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë ose nuk më ka lënë të kuptoj në asnjë mënyrë, ose nuk më ka shfaqur asnjë sjellje që do të më bënte mua të besoja që ai ishte i kërcënuar nga Hashim Thaçi, ose nga askush tjetër nga delegacioni shqiptar i Kosovës. /Zëri