
Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams - dëshmitari i radhës pro Thaçit në Hagë
Aktuale
September 17, 2025 - 11:34
Paul Williams është dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së.
Williamsi kishte qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës nga UÇK-ja në Rambuje.
Ai kishte ndihmuar në hartimin e analizës juridike të Rambujesë lidhur me sovranitetin dhe të drejtën ndërkombëtare.
Williamsi është ftuar nga mbrojtja e Thaçit dhe pritet të dëshmojë për raportet me të dhe detajet për UÇK-në.