Rubini përfundon dëshminë treditore në Gjykatën Speciale

Rubini përfundon dëshminë treditore në Gjykatën Speciale

Aktuale September 17, 2025 - 11:13

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Rubini për tri ditë radhazi ka dëshmuar në mbrojtje të ish-presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, tha Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.

Pas përfundimit të dëshmisë, do të vazhdohet me dëshmitarin e radhës që ka sjellë mbrojtja e Thaçit.

Ndryshe, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, kur edhe ishte bërë publike aktakuza ndaj tyre.

James Rubin në thelb bëri të ditur se Thaçi nuk kishte rol udhëheqës ushtarak në UÇK dhe se kishte kërkuar që të sigurohet pavarësi e siguri për shqiptarët e Kosovës.