
Rubin: Thaçi nuk ishte komandanti kryesor i UÇK-së
Aktuale
September 17, 2025 - 11:11
Pas pushimit, avokati i Thaçit, Mishetiqi, ka vazhduar me pyetjet drejtuar Rubinit.
Ai e pyeti nëse e dinte se ku gjendej Thaçi nga nëntori i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.
Rubin përsëriti se nuk dinte për lëvizjet e tij, “por besoj se kur kam folur [në telefon] ka qenë në Kosovë. Pra, në kohën e bombardimeve”.
Më pas Mishetiqi citoi një intervistë të Hillit të dhënë më 2002, kur ishte pyetur se ku ishte Thaçi. Hilli kishte thënë se atëbotë edhe senatori Dole kishte parashtruar këtë pyetje dhe atij i ishte thënë se Thaçi do të kthehej në Kosovë. Hilli kishte shtuar se ky ishte një indikacion se “Thaçi s’kishte mandat”.
Rubini u pajtua.
“Absolutisht pajtohem. Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”, tha ai.