Konferenca e Albin Kurtit në emër të Adem Demaçit përmendet në Hagë, përgjigjet James Rubin

Konferenca e Albin Kurtit në emër të Adem Demaçit përmendet në Hagë, përgjigjet James Rubin

Aktuale September 17, 2025 - 10:46

James Rubin është pyetur për Adem Demaçin.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, shfaqi një dokument, ku ishte një konferencë për media e mbajtur nga Albin Kurti, si sekretar i Adem Demaçit.

Misetiq: Do të iu bëj edhe disa të tjera për Adem Demaçin. Kjo është një konferencë për shtyp e dhënë nga Albin Kurti që në atë kohë ishte sekretar i Demaçit. Titulli është “Asnjë vendim politik pa pëlqimin e Adem Demaçit”. “Albin Kurti tha në konferencë se Adem Demaçi ka udhëtuar me urgjencë në Lublanë”. A e dini pse Adem Demaçi ka udhëtuar më 24 shkurt në Lublanë?

Rubin: E kuptova pse kishte shkuar të takohet me diplomatë në Slloveni dhe më vonë e kuptova, sepse me këtë rast pati bisedën me Albright.

Misetiq: Z.Kurti përgjigjet “nisja e delegacionit të Kosovës në Rambuje ka qenë gjest i vullnetit të mirë”. Shtoi se me këtë gjest “UÇK-ja ishte e gatshme të sakrifikonte diçka vetëm për të gjetur zgjidhje për Kosovën”. A përputhet kjo me atë që ndodhi si përvojë në Rambuje, që delegacioni shkoi por thanë se nuk kishin autoritetin?

Rubin: Po.