
Rubini sqaron fjalën “tradhtar”
Gjatë pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, Rubini rikujtoi edhe një herë ditët e Marrëveshjes së Rambujesë, komunikimet me Thaçin, teksa sqaroi edhe një herë fjalën “tradhtar”, që ai e përdori në fillim të dëshmisë.
Ai kishte deklaruar se kështu do të quanin Hashim Thaçin nëse ai do të pranonte marrëveshjen pa u përmendur pavarësia e Kosovës.
Rubin tha se ky moment që ishte përshkruar të një artikull të tij, ishte përkthyer më pas në shqip e më pas ishte bërë pjesë e një libri dhe mund të kenë ndryshuar fjalët.
Sipas tij ky epitet se Thaçi do të quhej tradhtar mund të ketë qenë më shumë perceptim i tij sesa vetë deklaratë e Thaçit.
“Nuk imagjinoj që ta ketë quajtur veten tradhtar, por unë po përpiqesha të bëja një përmbledhje të asaj çështje. Fjala që kam zgjedhur bazohej në vlerësimin që kam bërë. Megjithatë e di se ai ishte në një presion të madh”, tha Rubini.