Rubini për Demaçin: Ishte ekuivalent me Nelson Mandelën

Rubini për Demaçin: Ishte ekuivalent me Nelson Mandelën

Aktuale September 17, 2025 - 10:41

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, tha se dje i janë bërë pyetje shumë për Adem Demaçin, por ai nuk e ka thënë një gjë të rëndësishme.

Sipas tij, gjëja e rëndësishme që duhej të thoshte ishte se Demaçi ishte ekuivalenti i Nelson Mandelës, sepse ishte i burgosur për shumë vite.

Ai tha se Demaçi kishte një pushtet moral të jashtëzakonshëm ndaj lëvizjes për çlirim.

“Dje më bëtë shumë pyetje për zotin Demaçi dhe unë nuk u përgjigja në diçka të rëndësishme. Ky person ishte me status në lëvizjen e tyre. Ky është ekuivalenti i Nelson Mandelës, madje që ishte burgosur për shumë e shumë vite dhe kishte një pushtet moral të jashtëzakonshëm ndaj lëvizjes për çlirim. Pra, kërcënimet nuk kanë qenë fizike se ju përdorët fjalën kërcënim”, tha Rubini.

Këtë deklarim Rubini e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Faynor, i cili është gjyqtari i tretë me radhë që e merr në pyetje këtë dëshmitar.

I pyetur lidhur me strukturën e UÇK-së, dëshmitari ripërsëriti atë që e deklaroi edhe një ditë më parë, duke thënë se nuk ka parë batalione, brigada ose njësi në UÇK.

“Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi. Nga ato që kam parë unë, asnjëherë nuk më quan të mendoj se ekzistonin struktura të tilla”, tha Rubini.

Ai gjithashtu u pyet edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, për çka deklaroi se me shumë mundësi e ka diskutuar këtë çështje me Thaçin dhe mendon se ka bërë përpjekje lidhur me këtë temë.

Me kaq përfundoi pyetjet gjyqtari për të vazhduar me rimarrje në pyetje nga mbrojtja e Thaçit, avokati Luka Mishetiq.