Tahiri kritikon pushtetin aktual: S’ka bërë asgjë për shtetin, tani po e dëmton atë dhe aleancën me SHBA-në
Foto: Laura Hasani

Tahiri kritikon pushtetin aktual: S’ka bërë asgjë për shtetin, tani po e dëmton atë dhe aleancën me SHBA-në

Aktuale September 17, 2025 - 09:00

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka vlerësuar lart kontributin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo ka theksuar se ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificë kombëtare në Gjykatën Speciale.

Tahiri, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se pushtetarët aktualë nuk kanë bërë asgjë bërë asgjë për shtetin.

“Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificën kombëtare në gjykatën speciale – tjerët që nuk bënë asgjë po dëmtojnë shtetin dhe aleancën me aleatin kryesor – çfarë paradoksi – s’do ta kishim besuar sidomos ne që ishim në krye të shtetkrijimit”, ka shkruar ajo.