
Abazi: Më 12 tetor Kurtit do t’i bien të gjitha maskat për veriun, ka dashur të manipulojë
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kryeministrit Albin Kurti do t’i bien maskat në veri.
Në ABC News, Abazi u shpreh se ai ka dashur të manipulojë, por sipas tij do të rikthehet normaliteti në veri të Kosovës.
“Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut. Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do të marrin pushtet atje. Marrëveshjet që kanë me BE-në, do të vendosen edhe për me komandantët e policisë dhe do t’u kthehen strukturave. Ky është funksionimi i Kosovës. Përveçse Kurti mendon se mund ta mbajë me njësi speciale veriun. Nuk ka shtet në botë që mund ta mbajë demokracinë me njësi speciale”, theksoi ai.