
Ndërprerja e dialogut nga SHBA-ja, Hasani: Kupën e mbushi deklarata e presidentes Osmani
Aktuale
September 17, 2025 - 08:10
Kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për pezullimin e dialogut strategjik nga Amerika.
Hasani tha se, përveç fjalimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, kupën e mbushi edhe deklarata e presidentes Vjosa Osmani.
“Përveç saj, kupën e mbushi deklarata e Vjosës, e cila ishte edhe më e zezë se e Kurtit. Kjo sepse ajo në sytë e bashkësisë ndërkombëtare ajo kishte disonancë. Por një moment për arsye që ajo i din ndryshoj qëndrim”, tha Hasani në Kanal10.