
Çfarë masash mori Gjykata pas dështimit të seancës për gazin lotsjellës?
Është e para dhe e vetmja prej të akuzuarve që erdhi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Bashkë të akuzuarit e Drita Millakut, nuk u paraqitën as të martën në seancë.
Vendet e Xhelal Sveçlës, Salih Zybës e Fitore Pacollit, edhe kësaj radhe ishin bosh, në gjyqin për hedhjen e gazit lotsjellës.
Për aryset e mungesës së tyre, njohuri nuk kanë as mbrojtësit e tyre të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Meqë kjo nuk është hera e parë që të njëjtit mungojnë, Gjykata mori vendim që të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim për ta.
E në rast se as pas kësaj urdhërese, të akuzuarit nuk paraqiten në gjykatore, Gjykata njoftoi se gjyqi do të zhvillohet pa prezencën e tyre.
Sveçla, Zyba, Pacolli e Millaku, akuzohen se gjatë seancat e Kuvendit të marsit të vitit 2018, si deputetë, kishin hedhur gaz lotsjellës, duke pamundësuar mbajtjen e seancës.
Ndaj kësaj vepre penale, të njëjtit, në vitin e kaluar ishin deklaruar të pafajshëm./teve1