Kosova mohon se po mbyll institucionet shëndetësore paralele të Serbisë në veri
Foto: Laura Hasani

Kosova mohon se po mbyll institucionet shëndetësore paralele të Serbisë në veri

Aktuale September 16, 2025 - 16:53

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas raportimeve se Kosova ka mbyllur disa institucione shëndetësore që po operonin ilegalisht në veri të vendit.

Sipas Bislimit, mbyllja e institucioneve shëndetësore ilegale, nuk janë synim të mbyllen, por të integrohen në kuadrin ligjor të Kosovës, transmeton Zeri.info.

Sipas tij, këto janë lajme të rreme që kanë për qëllim manipulimin e opionit publik.

Reagimi i plotë i Bislimit:

Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht "Serbia run institutions in Kosovo").

Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor.

Inspektorët vendorë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse.

Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t'i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër.