
James Rubin: Hilli nuk ishte miqësor me Thaçin, jepte komente negative
Aktuale
September 16, 2025 - 15:31
James Rubin ka vazhduar dëshminë në Hagë.
Ai ka komentuar sjelljen e Christopher Hillit ndaj Hashim Thaçit.
“Hilli nuk ishte miqësor me Thaçin. E dija se Chris Hill do jepte shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan dhe mund t’i bënte këto edhe për senatorin Doll. Qëndrimi nuk do të ishte i shkreti z. Thaçi që është fshehur, por Hilli tha ‘pse nuk është këtu ai’, ‘pse bën ai sikur është një person i rëndësishëm’. Unë isha në dijeni që Hill kishte ndikim në këtë situatë, dhe do përpiqesha të thosha se ka arsye që nuk është këtu, ndoshta ka mbetur në bjeshkë, ndoshta është në rrezik”, tha Rubini.