Rritet dukshëm numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 953 raste në vetëm shtatë muaj

Rritet dukshëm numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 953 raste në vetëm shtatë muaj

Aktuale September 16, 2025 - 15:18

Numri i çifteve që po i jep fund martesës në Kosovë po rritet ndjeshëm. Vetëm në periudhën janar–korrik të vitit 2025 janë regjistruar 953 raste të shkurorëzimeve, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i shkurorëzimeve është regjistruar në muajin korrik, me 177 raste, ndjekur nga shkurti me 141 raste dhe prilli 140 raste.

Image

Ndërsa në muajt e tjerë shifrat janë si më poshtë: janar 124 raste, shkurt – 141, mars – 123, prill – 140, maj -113, qershor – 135, korrik – 177.

Krahasuar me muajin qershor, kur kishte 135 raste, muaji korrik shënoi 177 raste – një rritje prej 31% në numrin e shkurorëzimeve.

Image

Komuna me më së shumti raste të shkurorëzimeve në korrik ishte Prizreni, me 22 raste, duke u renditur në krye të listës për këtë muaj. /Telegrafi