Interpretoi marshin e UÇK-së në Hagë, Azem Haziri tregon si i lindi ideja

Interpretoi marshin e UÇK-së në Hagë, Azem Haziri tregon si i lindi ideja

Aktuale September 16, 2025 - 14:35

Instrumentali i këngës “Oj Kosovë o djep lirie”, i njohur si “Marsh i UÇK-së”, është dëgjuar të dielën para Gjykatës Speciale në Hagë, gjatë protestës së organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protagonisti i këtij realizimi, Azem Haziri, tregoi se ideja për ta sjellë këtë marsh pikërisht në Hagë, i kishte lindur qysh më herët.

“Si ide e kam pasur gjatë gjithë vitit që ka pasur protesta, në forma të ndryshme. Atë ditë kam udhëtuar prej Këlnit të Gjermanisë në Holandë, nuk ka qenë aspak e vështirë realizimi i kësaj videoje”, tha ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se momenti më i veçantë ishte kur pa shqiptarët e bashkuar nga mbarë Evropa.

“Ajo që më ka pëlqyer më së shumti është kur i shoh gjithë ata shqiptarë të bashkuar në Evropë”, u shpreh Haziri.