
Çanak: Serbia është shtet fashist
Nenad Çanak, nga Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, në një intervistë, ka thënë se pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Serbi është fashist dhe për të shpërbërë këtë duhet punë e thellë që në themel në sqarimin e asaj se çfarë është Serbia, se, sipas tij, pa diagnozë nuk ka terapi.
Çanak tha në kët intervistë se Serbia është shtet fashist, ku institucionet shtetërore i kanë marrë kriminelët “dhe derisa kjo nuk thuhet qartë, si unë tani, nuk do të ketë zgjidhje fare”.
Ai më tej vuri në dukje se pushtetarët serbë kanë hedhur "lotsjellës CN" mbi djalin e tij, Milanin, i cili ishte në protesta ditëve të fundit, që, sipas tij, ai gaz lotsjellës është helm luftarak.
“Çfarë lloj shteti është ky kur paguan nga Bosnja e Hercegovina njerëz problematikë që të më rrahu e torturojnë familjen time. Prej nga kjo e drejtë e tyre”, u shpreh Çanak.