Rubini pyetet për akuzat e Dick Martyt: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre

Rubini pyetet për akuzat e Dick Martyt: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre

Aktuale September 16, 2025 - 13:23

James Rubin, ish top-zyrtari amerikan që po dëshmon në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit, është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe çështja doli tek origjina e krijimit të Dhomave të Specializuara.

Prokurori kundërshtoi “relevancën” e referimit të akuzave të Dick Martyt, ish-senatorit zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim organesh.

Por avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, insistoi – sepse tha se kjo gjykatë është ngritur saktësisht për ato akuza, të cilat përfunduan të papërfshira në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Avokati: A e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt?

Rubini: Besoj që kurrë s’doli asgjë nga ajo.