
ZPS-ja tenton të nxjerrë informacione për bashkëpunëtorët e Thaçit, Rubini: S’e njoh Behramin
Aktuale
September 16, 2025 - 11:17
Në përpjekje për të zbuluar se me cilët bashkëpunëtorë të Thaçit është takuar ndër vite, ZPS-ja ia ka shfaqur James Rubinit një fotografi të kohëve të fundit me ish-këshilltarin e Thaçit, tashmë deputet, Artan Behrami.
Rubini deklaroi se nuk e njeh Behramin dhe se bën shpesh foto me shqiptarët, me të cilët përpiqet të jetë i sjellshëm.
“Megjithatë më pëlqen fotoja”, u shpreh Rubini duke qeshur.
