Rubin: Fillimisht UÇK-në e përshkruam si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste, ky qëndrim ndryshoi pastaj

Rubin: Fillimisht UÇK-në e përshkruam si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste, ky qëndrim ndryshoi pastaj

Aktuale September 16, 2025 - 10:21

Ish-diplomati amerikan James Rubin tregoi si në fillim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përshkruan si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste.

Megjithatë, ai tha se më pas ky ndryshim qëndroi, pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujenë.

“Ne fillimisht i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste, pra ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjëjve gjithmonë, sepse për një periudhë të caktuar, derisa e kuptuam mirë situatën, ne fillimisht e përshkuam atë si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht, ne nuk donim që të lidheshim apo të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoi, pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujenë dhe konsideruam që ishin në anën e engjëjve pasi nënshkruan Marrëveshjen e paqes”, tha Rubini para trupit gjykues.