
Rubin: S’më kujtohet nëse Krasniqi e Veseli ishin pjesë e delegacionit në Rambuje
Aktuale
September 16, 2025 - 10:15
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, James Rubin iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me një dokument, ku thuhej se Adem Demaçi përshkruante Hashim Thaçin si zëdhënës të UÇK-së.
Rubini tha se nuk kishte informacione për këto dallime të vogla brenda UÇK-së.
I pyetur nëse kishte takuar Jakup Krasniqin në kohën e luftës, Rubini tha se nuk mendoj që po, teksa shtoi se nuk i kujtohet nëse Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Rambuje.
“Nuk më kujtohen të gjithë emrat, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjetësh”, tha Rubini.