
A mori pjesë James Rubin në mbledhjet e UÇK-së?
Po vazhdon edhe sot dëshmia e ish-diplomatit amerikan James Rubin në Gjykatën Speciale.
Në fillim të dëshmisë së tij Rubini ka treguar se nuk ka marrë pjesë çdoherë në takimet e udhëheqësve të UÇK-së, megjithatë tha se mund të ketë qenë pranë, siç tha ai, sallës ku mbaheshin mbledhjet.
“Përgjithësisht kam pasur njohur për diskutimet lidhur me UÇK-në. Takime të gjata ka pasur, marrëveshje në mes të udhëheqësve të UÇK-së. Nuk jam i sigurt nëse kam qenë në atë zonë, por nuk flisja shqip. Ata mund të kenë biseduar gjëra që nuk i kam kuptuar, por nuk më kanë ndaluar të isha në atë dhomë ku mbaheshin mbledhjet apo takime”.
“Ishte një sallë e madhe në ndërtesë dhe gjërat kanë ndodhur në forma të ndryshme, kam qenë në afërsi të dhomës ndërkohë që janë diskutuar gjëra”, tha ai.