Presidentja vlerëson lart komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë
Foto: Facebook

Presidentja vlerëson lart komandantin e KFOR-it për shërbimin në Kosovë

Aktuale September 16, 2025 - 09:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar ka dekoruar gjeneralmajorin Enrico Barduan, komandantin në largim të misionit të KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook me disa fotografi, e para e shtetit vlerësoi lart kontributin e gjeneralmajorit Barduani për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

Kjo medalje për Barduanin, siç thotë Osmani, është një simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, shkroi Osmani.