
Kryesuesja e OSBE-së viziton Kosovën
Aktuale
September 16, 2025 - 08:14
Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, njëkohësisht kryesuesja e OSBE-së, Elina Valtonen, viziton Kosovën.
Sot në orën 09:20 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim.
Po ashtu ajo do takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Kryesuesja Valtonen do të t’u drejtohet mediave në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, në orën 11:45.