Rubin: Krasniqi kërkoi dërgimin e trupave tokësore

Rubin: Krasniqi kërkoi dërgimin e trupave tokësore

Aktuale September 15, 2025 - 15:42

Gjatë dëshmisë së tij, Rubini kujtoi një takim me Krasniqin në prill të vitit 1999, duke e përshkruar si një moment të vështirë për situatën e luftës në Kosovë.

“Krasniqi kërkonte masa që nuk mund të zbatoheshin, si dërgimi i trupave tokësore në Kosovë, për t'u kujdesur për sigurinë e civilëve”, tha Rubini.

Sipas tij, presidenti amerikan Bill Clinton, e kishte përjashtuar atëkohë mundësinë e dërgimit të trupave tokësore.

"... sepse kjo do të thoshte se Clintoni do të duhej të ndryshonte politikën e tij për të mos dërguar trupa tokësore", tha Rubini.