Dëshmia e Rubinit, Çitaku: Pasqyra më e qartë e historisë sonë të re
Foto: Laura Hasani

Dëshmia e Rubinit, Çitaku: Pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

Aktuale September 15, 2025 - 15:31

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në Hagë.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se dëshmia e Rubinit është pasqyra më e qartë e historisë së re të Kosovës.

“Në momentet kur janë qarë epokat, në ditët kur ne si popull kapërcyem shekujt brenda pak ditësh, nuk ishim vetëm. Nuk do të mundnim vetëm”, shkroi Çitaku.