
Limaj publikon fotografi me Rubinin: Sot fjala e dhënë dhe e vërteta qëndrojnë, po aq fuqishëm sa atëherë
Aktuale
September 15, 2025 - 15:04
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një fotografi të shumë viteve më parë që kishte bërë ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po jep dëshminë pro ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Limaj ka thënë se ishin krah për krah edhe atëherë kur koha kërkonte guxim.
“Atëherë kur koha kërkonte guxim dhe vendime të mëdha, ishim krah për krah. Sot, fjala e dhënë dhe e vërteta qëndrojnë po aq fuqishëm sa atëherë”, shkroi Limaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.