
Krasniqi, ndër “të moderuarit e UÇK-së”
Aktuale
September 15, 2025 - 14:03
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, pyeti po ashtu Rubinin nëse pajtohet që Krasniqi, Ramë Buja dhe Sokol Bashota ishin udhëheqës të moderuar brenda UÇK-së.
Rubin pohoi se kjo është e vërtetë, duke shtuar se: "ekstremistët brenda UÇK-së rrezikonin jetën e mijëra civilëve", ndërsa "të moderuarit si Krasniqi e Thaçi synonin nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë për të siguruar mbështetjen e Perëndimit dhe për të mbrojtur popullsinë".