Lladrovci: Lufta jonë nuk njolloset, çlirimtarët janë të pafajshëm
Foto: Laura Hasani

Lladrovci: Lufta jonë nuk njolloset, çlirimtarët janë të pafajshëm

Aktuale September 15, 2025 - 10:13

Sot në Hagë ka nisur dëshmia e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit, James Rubin.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Ai tha se dëshmitë në Hagë do të zbulojnë të vërtetën përballë propagandës serbo-ruse.

“Sot në Hagë hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare. Këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse. Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut. Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, shkroi Lladrovci.