Dëshmia e Rubinit, Jakaj: Krahu i djathtë i Albrightit - sot për ta mbrojtur të vërtetën
Foto: Laura Hasani

Dëshmia e Rubinit, Jakaj: Krahu i djathtë i Albrightit - sot për ta mbrojtur të vërtetën

Aktuale September 15, 2025 - 10:11

Naim Jakaj, nga Instituti Kosovar për Demokraci, në një reagim pas nisjes së dëshmisë së ish-nënsekretarit të Shtetit, James Rubin, si i ftuar i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve – tha se sot mbrohet e vërteta nga vetë krahu i djathtë i Madeleine Albrightit.

Jakaj për rolin e Rubinit gjatë kohës së luftës tha se “me fat kemi qenë”.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sa me fat kemi qenë...

Për ndihmën që morëm gjatë luftës, në Konferencën e Rambujesë dhe në periudhën e vështirë pas çlirimit, deri te shpallja e pavarësisë. Në çdo moment kyç, James Rubin ka qenë aty - krahu i djathtë i Madeleine Albrightit, zëri ynë në botë dhe mbështetës i palëkundur i drejtësisë për Kosovën.

Sot, ai është në Hagë, në anën e atyre që i kishte pranë gjatë luftës së vitit 1999, duke e ngritur zërin për të mbrojtur të vërtetën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e dinjitetit të UÇK-së.