
Prishtina me qendër operative 24 orë në shërbim të qytetarëve, Rama: Emergjenca nuk ka orar
Aktuale
September 14, 2025 - 18:54
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në kryeqytet, për herën e parë, qendra operative është aktive 24 orë.
Rama ka theksuar se për çdo urgjencë e telefonatë, ekipet shkojnë në ndihmë të qytetarëve.
"Për herë të parë në kryeqytet kemi qendrën operative 24 orë. Çdo urgjencë, çdo alarm, telefonatë e ka përgjigjen dhe një ekip vjen te ju. Sepse emergjenca nuk ka orar", ka shkruar Rama në Facebook.
"Prishtina përtej zyreve që mbyllen në 16:00", ka thënë ai.