
Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet
Aktuale
September 14, 2025 - 16:39
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për protestën e sotme në Hagë, ku tha se u dëshmua edhe një herë se liria e Kosovës nuk mund të gjykohet.
Sipas tij, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohen mbi akuza politike të fabrikuara nga Serbia, raporton Zeri.info.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!
Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!”, shkroi Ahmeti në Facebook. /Zëri