Ish-ambasadori holandez: Fatkeqësisht ne e shtymë para këtë Gjykatë Speciale, e kishim gabim

Ish-ambasadori holandez: Fatkeqësisht ne e shtymë para këtë Gjykatë Speciale, e kishim gabim

Aktuale September 14, 2025 - 15:13

Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch, në një adresim në protestën kundër Gjykatës Speciale, pranoi se si kishin bërë padrejtësisht presion ndaj Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Më kërkuan të flas për kauzën e drejtë tuaj, dhe jam i vullnetshëm ta bëjë.

Do të ndaj disa mendime dhe përvoja. E para kur isha në Kosovë nga 2010 në 2015, kam pasur shumë kontakte me qeverinë e Thaçit në veçanti.

Dhe ne si të huaj asokohe u shtymë nga qeveritë tona që të bëjmë presion për krijimin e kësaj gjykate speciale.

Edhe pse unë nuk e pëlqeja, sepse nuk gjykoheshin edhe serbët, megjithatë unë bëra punën time.

Dhe e mbaj mend kur fola me Thaçin, i thash që nuk ke nevojë të bëhej merak.

Sepse nëse nuk është gjykatë kanguri, do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave.

Fatkeqësisht e kisha gabim, sepse kjo s’doli serioze sa pritsha unë.

Sepse e dini që Dick Marty, që fliste për trafikim të organeve.

Edhe pse ajo ishte hetuar dy herë dhe s’pati pas rezultatet, por pavarësisht Këshilli i Evropës e shtyu para.

Gjykata erdhi, dhe pastaj u pa që ishte një tregim i trilluar nga serbët.