
Protesta në Hagë, Krasniqi: Kosova nuk i harron bijtë e saj
Aktuale
September 14, 2025 - 15:00
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ishte pjesë e protestës së sotme në Hagë, por tha se me sy e zemër ishte atje.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Krasniqi thotë se sot me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi.
“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar i pari i PDK-së.