
Çitaku nga Haga: Madhështore, dielli do të lindë përsëri
Aktuale
September 14, 2025 - 14:53
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar nga Haga, duke e përshkruar protestën si madhështore.
Përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social, Facebook, Çitaku publikoi fotografi nga protesta me mbishkrimin: “Dielli do të lindë përsëri”.
Në Hagë sot u protestua kundër Gjykatës Speciale.